Statuti – Shoqata Humanitare Letovica

Shoqata Humanitare “Fondi i Letovicës” Kuvendi i dytë zgjedhor i Këshillit të përgjithshëm

Komunikatë

Të nderuar bashkëvendas të fshatit Letovicë,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se po bëhen 5 vite që nga themelimi i shoqatës humanitare “Fondi i Letovicës”.

E kemi nisur këtë iniciativë në vitin 2016 me qëllim që fshati jonë ta ketë një fond i cili do të shfrytëzohet për nevoja të ndryshme.

Mërgata e Letovicës iu është përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative. Këtë e dëshmon fakti se “Fondi i Letovicës” sot numëron mbi 160 anëtarë që kontribojnë çdo vit.

Kjo nismë rezultoi të jetë e suksesshme ku për një kohë shumë të shkurt në fshat u realizuan disa projekte të dobishme e të nevojshme.

Por, ky nuk është ndikimi i vetëm pozitiv i Fondit të Letovicës!

Siç e dini mërgimatarët tanë janë të shpërndarë kudo nëpër Evropë dhe më gjërë. Falë Fondit, ata sot janë afruar dhe kan krijuar marrëdhënie aktive mes vete.

Diaspora e Letovicës është më e bashkuar se kurrë!

Tjeter çka na gëzon është se në këtë karvan humanitarë dhe bamirës janë bashkuar edhe bijat tona bashkë me mbesat tona dhe nipërit tanë.Për shembull, me kënaqësi ja vlen t’i përmendim nipërit Vahid dhe Dalip Beqiri të cilët janë kontribues të rregullt në Fond tash e sa vite.

Tani, neve na mbetet vetëm të ecim përpara dhe të vazhdojmë misionin e Fondit. Kështu të bashkuar, të motivuar, e me vullnet të mirë.

Ju njoftojmë se të dielën e kaluar, me datën 27.06.2021, në Zürich të Zvicrrës, u mbajt mbledhja e rradhës ku ishin prezent një numër i madh i anëtarëve të Fondit të Letovicës. Kjo mbledhje si pikë kryesore në rend të ditës kishte zgjedhjen e kryesisë së re që do ta menaxhoj funksionimin e Fondit për 4 vitet e ardhshme.

Si fillim, kryesia e kaluar shkurtimisht shpalosi programin e tyre 5 vjeçar, duke i cekur të gjitha projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe.

Pastaj vazhdoi zgjedhja e kryesisë së re. Fillimisht u zgjodhën këshilltarët e pesë lagjeve të fshatit, të cilët pastaj propozuan emrat e rinj të tri pozitave tjera të kryesisë së Fondit, atë të Kryetarit, Sekretarit dhe Arkatarit. Kjo listë e kryesisë më pas u miratua me votim të hapur nga shumica e anëtarëve që ishin prezent.

Vlen të theksohet se me propozim të disa anëtarëve u vendos që kryetari, sekretari, dhe arkatari nga kryesia e kaluar të mbeten përsëri në kryesi si zëvendës të pozitave të tyre përkatëse.

Veç kësaj, të dy kryesitë, e kaluara dhe ajo e posa zgjedhur, u dakorduan për bashkpunim të ndërsjelltë dhe të mirëfilltë.

Në vijim e keni listën e anëtarëve të kryesisë së re.

Ju Faleminderit!

Me respekt, Kryesia e Fondit të Letovicës

Mbledhja e parë e Shoqatës Humanitare “Fondi i Letovicës”

Me datën 24 prill 2016 në Dällikon-Zürich, u themelua Shoqata Humanitare “Fondi i Letovicës

Iniciator të mbledhjes së parë ishin Fisnik Aliu, Besim Ismaili, Fetah Ameti, Seud Ameti.

Rendi i ditës:

1Paraqitja e Statutit.
2. Antarsimi dhe informimi i antarve.
3. Funksionimi i llogaris bankare të Fondit
4. Mbështetja dhe investimet
5. Paraqitja e WebFaqes së fshatit
6. Zgjedhja e krysisë
7. Zgjedhja e logos së fondit
8. E ndryshme.

Pasi u bë paraqitja e statutit dhe të gjithë u pajtuan me rregulloren, vazhduam me trajtimin e temave tjera një nga një deri sa erdhi edhe te zgjedhja e kryesisë së parë të Shoqatës Humanitare Fondi i Letovicës.

Gjithashtu u shpallë Logo fituse e Fondit e realizuar nga Florim Fetahi, pastaj u diskutua për antarsinë dhe si të informohen të gjithë mërgimtarët që të kenë të hapur mundësinë që t’ju bashkangjiten shoqrisë së Fondit, dhe u informuan të gjithë të pranishmit edhe për hapjen e llogaris Bankare të Fondit, krijimi i fletpagesave etj. Dhe në fund u vendos edhe për krijimin e një WebFaqe e cila do të realizohet në vazhdim nga Festim Fetahi.

Dhe në fundë mledhja pëfundoi me sukses dhe të gjithë ishin optimistë se mbështetja dhe kontributi i mërgimtarëve do të mundësojë të bëjmë punë të mëdha në vendlindje, si në ndihma private, në infrastruktura shoqrore, në mirmbajtje të ambientit etj.

Mbrëmje festive

Të takohemi e të çmallemi me bashkëvendasit e fshatit Letovicë në mërgimë. 
T’ju informojmë dhe përgëzojmë për sukseset e veprat e realizuara deri më tani.

Mbrëmja festive do të mbahet me datën:
15 Tetor nga ora 17:30.
MUZIKË: VË​LLEZËRIT ALIMUSAJ

ADRESA:
SALZHAUS
WEIHERGASSE 10,
3380 WANGEN AN DER AARE