Pagesat e antarsisë nga CH dhe EU
Pagesa përmes Bankës në Zvicërr
E-Banking
IBAN: CH96 0900 0000 1469 6738 6
Konto nr: 14-696738-6
Bank: POSTFINANCE AG Mingestrasse 20 3030 Bern Schweiz
Name: Humanitärer Verein
Fondi i Letovices Ostermundigen

Pagesa përmes Bankës nga Europa
E-Banking
IBAN: CH96 0900 0000 1469 6738 6
BIC-/SWIFT-Code: POFICHBEXXX
Bank: POSTFINANCE AG Mingestrasse 20 3030 Bern Schweiz
Name: Humanitärer Verein
Fondi i Letovices Ostermundigen

Të nderuarë dhe shumë të respektuarë bashkëvendas dhe mërgimtarë
Me këtë njoftim, ju ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë që të bashkohen me ne dhe të bëhen pjesë e shoqërisë sonë të vullnetit të mirë. Për të filluar, ju lutemi të plotësoni formularin e anëtarësimit dhe të kontribuoni me kontributin tuaj vjetor.
Anëtarësimi në shoqatën tonë është shumë i rëndësishëm, pasi çdo kontribut individual ndihmon në ekzistencën dhe funksionimin e shoqatës sonë. Me anëtarë të rinj, ne kemi mundësinë të kryejmë investime të nevojshme në infrastrukturë, të ruajmë dhe të pastrojmë ambientin tonë dhe të ofrojmë ndihmë humanitare për komunitetin tonë në nevojë.
Kur ne veprojmë për të ndihmuar të tjerët dhe për të mbrojtur mjedisin për një mirëqenie më të mirë të vendlindjes sonë, ne veprojmë në përputhje me vullnetin dhe dëshirën e Zotit për të mirën dhe përparimin e njerëzimit. Prandaj, çdo përpjekje për të ndihmuar të tjerët është një akt i adhurimit dhe mirënjohjes ndaj tij, për dhuratat dhe bekimet e tij. Ne duhet të jemi mirënjohës për mundësinë që na jepet për të kontribuar në të mirën e të tjerëve dhe për të pasur mundësinë të shërbejmë në emër të Zotit, duke e ditur se secili veprim i mirë është një shprehje e përkushtimit tonë ndaj tij dhe të gjithë krijimit të tij.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe për kontributin tuaj të çmuar!
Me respekt dhe mirënjohje, Shoqata Humanitare “Letovica”
Pagesat e Anëtarësisë prej vitit 2016 deri sot






Prezantimi i mbrëmjes festive dhe veprave të realizuara nga Fondi gjatë viteve 2020-2022
Disa nga investimet dhe veprat e realizuara nga Fondi në periudhën e viteve 2017-2019
Prezantimi i disa investimeve dhe veprave të mërgimtarëve tanë gjatë viteve 2016-2017
Disa nga momentet e mbrëmjes festive të Shoqatës Humanitare ‘’Fondi i Letovicës’’

Të raportosh një mbrëmje të tillë është jo vetëm kënaqësi por edhe privilegjë kur ishe edhe ti në mesin a asaj atmosfere të ngrohtë familjare e vëllazërore që e ofruan mërgimtarët e fshatit Letovicë.
Kur bëhet fjalë për humanizëm, në forma të ndryshme, atëherë atë e gjenë te shqiptarët, e sidomos te mërgimtarët e fshatit Letovicë, dhe aty e gjenë një humanizëm material e shpirtëror , sepse populli ynë është i tillë, nuk kursen për t’i ndihmuar vëllait, fqiut të afërmit të dobëtit, nevojtarit, jo vetëm në rrethin e ngushtë familjarë por deri në një gjerësi edhe më të madhe.
Shoqata jonë ju është shumë mirënjohëse dhe falemenderuese për mbështetjen e aksionit humanitar dhe kontributin që e dhatë me donacionet tuaja, duke u nisur nga sponzorët e afaristëve tanë, nga anëtarët, hallat, bijat, nipat dhe mbesat, dhe të gjitha grave mërgimtare që e stolisën edhe më shumë darkën, duke sjellë ëmbëlsira të të gjitha llojeve, dhe i gjithë ky solidaritet e mundësoi që Letovicasit të ndiheshin si një familje e madhe e bashkuar.
Me këtë rast, ne falënderojmë të gjithë ata që kanë bërë të mundur këtë bashkëpunim dhe solidaritet të jashtëzakonshëm.
Bamirës, zoti ju shpërbleftë!